Ky është 45 vjeçari që vdiq në autostradën e Vjenës në Austri

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 11:07
Ky është 45 vjeçari që vdiq në autostradën e Vjenës në Austri

Dje mbasdite në një nga autostradat në periferi të Vjenës, ka humbur jetën në aksident një 45 vjeçar nga Kosova, përcjell "Kosova Sot Online".

I ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës.

Ai në Vjenë të Austrisë jetonte që 25 vjet.

I ndjeri la pas vetës bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe.

(Kosova Sot Online)