Daçiq e kundërshton hapur planin franko gjerman: S’mund të mbështesim një plan që thotë se Kosova është e pavarur

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 12:30
Daçiq e kundërshton hapur planin franko gjerman: S’mund të mbështesim një plan që thotë se Kosova është e pavarur

Shefi i diplomacisë serbe , Ministri i Punëve të Jashtme  Ivica Daçiq, ka thënë sot se bazat e planit franko-gjerman për Serbinë janë të papranueshme sepse plani fillimisht nis nga fakti që Kosova është e pavarur, prandaj si i tilë nuk pranohet nga pala serbe.

“Vendimet tona për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikim në qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën, nëse e bëjmë këtë do të zemërojmë pak miqtë tanë tradicionalë”, tha sot Daçiqi, transpeton "Kosova Sot Online ".

Ai shtoi se Serbia duhet të shtrijë dorën në të gjitha anët e botës dhe se duhet të jetë e përqendruar në interesat e saj kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë duke vendosur sanksione kundër Rusisë, nuk ka garanci se nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare. Ne nuk kemi garanci nga dikush nga perëndimi se këto interesa do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

(Kosova Sot Online )