​Ministri serb i Mbrojtjes: Sërish dronë në kufi me Kosovën

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 13:19
​Ministri serb i Mbrojtjes: Sërish dronë në kufi me Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se gjatë natës së kaluar ka pasur dronë në vijën administrative me Kosovën dhe në qarkun administrativ të Rashkës.

Vuçeviç ka shtuar se ata dronë janë fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe se ata dronë nuk e kanë pasur për qëllim regjistrimin e peizazheve në natyrë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në mesin e dronëve të vëzhguar ka edhe ata të KFOR-it. Sigurisht që dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të Forcave të Armatosura të Serbisë.Disa hyjnë në Zonën Tokësore të sigurisë, disa edhe në territorin e Serbisë Qendrore. Disa janë ushtarake, e disa janë gjysmë komerciale, të cilat kanë kamera dhe mund të mbajnë disa gjëra të tjera”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)