Haradinaj: Nëse nuk ka sukses, do të shqyrtojmë masat e tjera për të penguar degradimin e situatës në vend

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 13:43
Haradinaj: Nëse nuk ka sukses, do të shqyrtojmë masat e tjera për të penguar degradimin e situatës në vend

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur rreth situatës aktuale në veri, shkruan "Kosova Sot Online".

“Nëse edhe pas interpelancës nuk do të arrihet sukses me këtë rezolutë, atëherë do të shqyrtojmë masat e tjera për të penguar degradimin e situatës në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar duke thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të shtyjë vendimin për targat dhe që të fillojë dialogu me serbët për t’u kthyer në institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshjen finale. Presidenca Kuvendi, Qeveria, Kuvendi fillojnë dialogun intensiv me serbët për t’u kthyer në institucione.

(Kosova Sot Online)