Kurti: Kosova nuk është në NATO, por Kosova e ka NATO-n brenda

  • E.k /
  • 11 November 2022 - 13:58
Kurti: Kosova nuk është në NATO, por Kosova e ka NATO-n brenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për bazat e ushtrisë së Serbisë në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Albin Kurti ka thënë se në afërsi të vijës kufitare janë 48 baza operative të Serbisë, 28 prej tyre me xhandarmëri dhe 20 më ushtri.

Kurti tutje ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është në NATO, por që Kosova e ka brenda atë, përcjell "Kosova Sot Online".

 “Rreth kufirit të Kosovës, ka 48 baza operative të Serbisë. Të 28 janë me xhandarmëri dhe 20 me ushtri. Ky është një rrezik për vendin tonë, por s’jemi të frikësuar. Kosova s’është në NATO, por Kosova e ka NATO-n brenda”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)