Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 15:36
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Një person është therur me thikë sot në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, transmeton  "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)