Vuçiq: Jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 15:48
Vuçiq: Jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë

Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia është duke u përballur me një situatë të komplikuar në Kosovë.

Vuçiq është shprehur se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë për akte të paligjshme, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ne jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë, sidomos që nga 21 nëntori, kur shqiptarët mendojnë se po i mbledhin gjobat në mënyrë të paligjshme. Kosova ishte tema kryesore. Lajçaku qëndroi pak më gjatë se Borell, për të parë nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje.  Nuk e shoh për momentin, pasi Kosova nuk pranon të sillet racionalisht. Sigurisht që kjo shqetëson dhe është diçka që nuk mund të të lë indiferent dhe nuk mund të merresh me gjëra të tjera të mira”, tha Vuçiq.

“Do të shohim, jam shumë skeptik dhe nuk besoj se një zot e di se çfarë do të shfaqet atje. Britania e Madhe nuk është pjesë e BE-së, por Gjermania është. Nëse duan të ndryshojnë kushtet, mund të përdorin gjithmonë viza, mbështetje për energjinë, por është e qartë që nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë”, tha Vuçiq dhe i cili shtoi: “Dhe nuk u intereson shumë që mendojnë se mund të shkaktojnë skandale me lëvizje të njëanshme. Kosova është fëmija i tyre. Është e qartë se gjermanët janë ata që i mbështesin për të gjitha aktet ilegale në BE dhe jashtë BE-së është Britania e Madhe”.

(Kosova Sot Online)