Vuçiq i 'dëshpruar': Pse Gjermania dhe Britania po e përkrahin Kosovën!

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 17:18
Vuçiq i 'dëshpruar': Pse Gjermania dhe Britania po e përkrahin Kosovën!

Pasi presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për konsultim të datës për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Lajmi i keq është se ajo që Kurti po përpiqet të bëjë me lëvizje të një anshme është që në thelb dhe de fakto t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre”, ka deklaruar Vuçiq.


Ai teksa ka folur për zgjedhjet ka thënë se është “Gjermania dhe Britania e madhe shtetet të cilat mbështesin veprime e njëanshme të Prishtinës”, dhe ka shtuar tutje se në zgjedhjet që do të organizohen “nuk do të marrin pjesë më shumë se 1500 persona”, disa prej të cilëve Vuçiq pretendon se do të jenë “serbë që do t’i sjellin” e që “do të paguhen nga Gjermania, Britania e Madhe e shqiptarët”,


Vuçiq ka paralajmëruar “situatë të komplikuar” pas datës 21 nëntor kur edhe do të fillojë masa e gjobitjes për ata që lëvizin nëpër rrugët e Kosovës me targa ilegale. Vuçiq ka thënë se askush nuk rebelohet kundër qortimit, por paralajmëron se situate ndryshon kur do të fillojë gjobitja.

“Ata thonë se askush nuk ankohet kur i qortojmë. Epo, njerëzit nuk do të rebelohen kundër qortimit. Ti mendon se askush nuk do të protestojë kur t’i gjobitësh, atëherë – jetoni në një botë tuajën krejtësisht të gabuar dhe joreale”, ka thënë sot presidenti serb.

(Kosova Sot Online)