Osmani: Si Komandante Supreme do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë në uniforma

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 21:00
Osmani: Si Komandante Supreme do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë në uniforma

111 ushtarët e rinj do të forcojnë përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit të vendit. ka deklaruar Presidentja e Kosovës dhe Komandantja e Supreme e Ushtrisë, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“311 ushtarë të rinj iu bashkuan sot FSK-së, duke fuqizuar përpjekjet tona kolektive për ta mbrojtur demokracinë dhe sovranitetin”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se si Komandante Supreme do të vazhdojë të mbështesë dhe fuqizojë gratë në uniforma.

“Si Komandante Supreme, do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë në uniforma, të cilat i shërbejnë me krenari shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)