Hapet parkingu nëntokësor i ndërtuar te Fakulteti i Filologjisë

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 21:21
Hapet parkingu nëntokësor i ndërtuar te Fakulteti i Filologjisë

Parkingu nëntokësor i ndërtuar te Fakulteti i Filologjisë në kryeqytet, tashmë, ka nisur të funksionojë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Megjithatë qytetarët kanë shprehur ankesa për çmimet e larta, derisa nga komuna kanë thënë se projekti ka të bëjë me Partneritet Publiko-Privat dhe se komuna nuk është pronare e plotë e parkingut.

Qëllimi i këtij parkingu, sipas komunës, është të shërbejë si stacion i përkohshëm parkimi për vizitorët e Zonës 1  “Qendra”, si dhe të inkurajojë ecjen në këmbë dhe përdorimin e transportit publik për të mirën e ambientit dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)