Trafostacioni në Ballofc të Podujevës gjuhet me armë zjarri

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 21:53
Trafostacioni në Ballofc të Podujevës gjuhet me armë zjarri

KEDS ka njoftuar që me datë 05.11.2022 në fshatin Ballofc të Podujevës, persona të panjohur për KEDS-in dhe Policinë kishin gjuajtur me armë zjarri ku kanë dëmtuar transformatorin "Ballofc 2 Bunjaket",  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas KEDS-it ekipet kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi  ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin.
Por, ngjarja nuk ndalet me kaq. 

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në të njëjtin vend dhe të njëjtin trafostacion, ku është djegur paneli i tensionit të ulët. Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike.
KEDS dënon fuqishëm rastet e tilla, nga të cilat pos dëmtimit të aseteve, e pësojnë edhe konsumatorët. 
Ftojmë policinë e Kosovës që rastet e tilla t'i trajtojë me prioritet, në mënyrë qē të kapen fajtorët dhe kēto raste të mos përseriten më.


(Kosova Sot Online)