Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës në Kosovë

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 22:08
Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës në Kosovë

Gjatë dy ditëve të fundjavës, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga të dobëta shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, sipas IHK.

(Kosova Sot Online)