“Projekti franko-gjerman e vë Serbinë në pozitë shumë të vështirë”

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 10:01
“Projekti franko-gjerman e vë Serbinë në pozitë shumë të vështirë”

Ish-ambasadori,  Agim Nesho, në një emison ka folur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Nesho tha se projekti franko-gjerman e vë Serbinë në pozitë të vështirë, transmeton "Kosova Sot Online".

"Serbia kërkon kohë, pasi nuk ka një vullnet të hapur për të hyrë në BE", ka shtuar Nesho.

“Është një angazhim për të shtynë në zgjidhjen e situatës. Kjo marrëveshje synon në radhë të parë për të shtyrë 5 vendet e Europës të njohin Kosovën. Ky projekt e vë në një pozitë shumë të vështirë Serbinë. Pamundësia e Serbisë për tu shkëputur nga Rusia e ka vendosur në një pozitë të vështirë. Serbia kërkon kohë, pasi nuk ka një vullnet të hapur për të hyrë në BE. Është një politikë kombëtare një politikë titiste”, tha Nesho.

(Kosova Sot Online)