Jorn Rohde: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 16:46
Jorn Rohde: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një njoftimi ka thënë se duhet vullnet politik dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel, përcjell "Kosova Sot Online".

Rohde ka potencuar se është absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa.

“Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman në Twitter.

(Kosova Sot Online)