Bildt: Nuk pres përparim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 17:24
Bildt: Nuk pres përparim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se nuk pret përparim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë dhe ose ndonjë përshkallëzim të shpejtë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty, që kanë të bëjnë me zbatimin e një marrëveshjeje të para disa viteve mbi targat dhe për Asociacionin e komunave (me shumicë / shën.red.) serbe në Kosovë. Dhe kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje më afatgjate ndaj problemit”.

“Nuk pres përparim të shpejtë. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të shpejtë. Kështu është zakonisht Ballkani”, potencoi ish-ministri i Jashtëm i Suedisë në këtë intervistë të shkurtër.

(Kosova Sot Online)