Xhelal Sveçla viziton Jarinjën dhe Koshtovën

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 17:54
Xhelal Sveçla viziton Jarinjën dhe Koshtovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikën kufitare në Jarinjë.

Sveçla u takua me zyrtarët policorë dhe ata të doganës.

Ministri ka shkruar se "Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit janë garanci për ruajtjen e paqes dhe sigurisë", transmeton "Kosova Sot Online".

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanci për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)