A do të pranojë të hyjë në Kuvendin e Kosovës si deputete Rada Trajkoviq!

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 10:37
A do të pranojë të hyjë në Kuvendin e Kosovës si deputete  Rada Trajkoviq!

Politikania serbe në Kosovë Rada Trajkoviq ka deklaruar se do të pranojë të hyjë në Kuvend si deputete në rast se të propozuarit e Listës Serbe e refuzojnë këtë post,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”


Trajkoviq kërkon respektimin “e plotë” të marrëveshjes së Brukselit dhe implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.


“Nëse do të na kërkohet të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë në stabilizimin e institucioneve, ne do të përgjigjemi pozitivisht dhe do t’i bashkohemi kuvendit – të paktën për një kohë të shkurt derisa të sigurohen kushtet për zgjedhje të sigurta dhe të drejta. Kushti ynë do të ishte respektimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe implementimi i vendimit të gjykatës kushtetuese për Manastirin e Deçanit”, ka deklaruar Trajkoviq.


(Kosova Sot Online)