Bugajski: BE dhe SHBA të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 12:06
Bugajski: BE dhe SHBA të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e shtyjnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bugajski iu drejtua edhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.

"Ne e pamë se ku çuan thirrjet për “de-përshkallëzimin” me Putinin. Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes reciproke Serbi-Kosovë, aq më shumë Vuçiq do ta destabilizojë rajonin”, ka shkruar ai.

Reagimi nga Bugajski erdhi pasi ambasadori Rohde shkroi se është "absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa".


(Kosova Sot Online)