Guvernatori i Stambollit: 4 persona humbën jetën nga shpërthimi dhe 38 u plagosën

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 16:01
Guvernatori i Stambollit: 4 persona humbën jetën nga shpërthimi dhe 38 u plagosën

Turqia është tronditur sot nga shpërthimi në Beyoğlu të Stambollit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Shpërthimi i ndodhur rreth orës 16.20 ka krijuar panik të madh.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya ndau informacionin e fundit.

Guvernatori Yerlikaya, i cili njoftoi fillimisht se pas shpërthimit kishte viktima dhe të plagosur, dha shifrat përfundimtare.

Guvernatori Yerlikaya ndau në llogarinë e tij në Twitter, “Sipas përcaktimeve të para, nga shpërthimi që ndodhi në rrugën İstiklal, 4 persona humbën jetën dhe 38 u plagosën.

 

(Kosova Sot Online)