Vjen deklarata e parë e presidentit Erdogan pas shpërthimit në Stamboll

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 16:38
Vjen deklarata e parë e presidentit Erdogan pas shpërthimit në Stamboll

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara në lagjen Taksim të Stambollit, për një arsye të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”


Presidenti Erdogan ka reaguar lidhur me këtë ngjarje.

"Uroj mëshirën e Zotit për qytetarët tanë që humbën jetën në sulmin me bombë në rrugën Istiklal. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk me terrorizëm nuk do të funksionojnë. Të gjithë elementët do të zbulohen dhe autorët do të ndëshkohen. Sipas Sipas informacioneve të marra nga guvernatoria e Stambollit, 6 qytetarë tanë kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave të fundit, 53 qytetarë tanë kanë mbetur të plagosur", ka deklaruar Erdogan.


(Kosova Sot Online)