Pas shpërthimit në Stamboll reagon Ambasada e Kosovës në Turqi

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 17:23
Pas shpërthimit në Stamboll reagon Ambasada e Kosovës në Turqi

Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit, janë vrarë dhe plagosur qytetarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shprehë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit i cili ndodhi sot në Stamboll, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.

Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 (531) 105 63 91, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)