Presidenti Erdogan: Ka një erë terrori nga shpërthimi në Taksim

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 17:38
Presidenti Erdogan: Ka një erë terrori nga shpërthimi në Taksim

Turqia është tronditur sot nga shpërthimi në Beyoğlu të Stambollit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti Erdogan bëri një deklaratë në aeroport para programit të Samitit të Liderëve të G-20 që do të mbahet në Indonezi.

Duke folur për shpërthimin në të cilin humbën jetën 6 persona dhe 53 u plagosën, presidenti Erdogan theksoi se autorët e sulmit do të kapen.

"Mund të jetë gabim nëse themi me siguri se ky është terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni i parë që na dha guvernatori im, këtu ka një erë terrori. Duket se një grua ka luajtur një rol në shpërthim,"  tha ai. 

(Kosova Sot Online)