Vjosa Osmani takon partitë politike, shkak caktimi i datës për zgjedhjet në Veri

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 08:02
Vjosa Osmani takon partitë politike, shkak caktimi i datës për zgjedhjet në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me partitë politike për të biseduar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pasi kryetarët e këtyre komunave kanë japur dorëheqje për shkak të vendimit për targat, trasmeton "Kosova Sot Online".

Ky është njoftimi i plotë i presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

(Kosova Sot Online)