“La Repubblica” shkruan për raportin Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 08:29
“La Repubblica” shkruan  për raportin  Kosovë - Serbi

Situata aktuale në veri të Kosovës, ka kaluar edhe përtej kufijve, duke marrur vëmendjen edhe të mediave të huaja ndërkombëtare, përcjell "Kosova Sot Online".

“La Repubblica” në një artikull shkruan se pas konfliktit Kosovë-Serbi qëndron Serbia.

Për  “La Repubblica”, ka folur ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla është shprehur se Rusia po nxit në “flakët” e tensioneve të Kosovës dhe Serbisë.

“Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë ‘instruktorët’ dhe 007-at”. Qëllimi i tij do të ishte “të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë”.- ” tha Sveclija.

(Kosova Sot Online)