Josep Borell: Kemi bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës, Serbia dhe Kosova më kanë mbajtur të zënë

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 09:26
Josep Borell: Kemi bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës, Serbia dhe Kosova më kanë mbajtur të zënë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka treguar se kanë bërë një propozim për të zgjidhur situatën pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Borell është shprehur se i kanë bërë thirrje të dy shteteve që ti përmbushin premtimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve së kaluara.

Ai tutje është shprehur se Kosova dhe Serbia e kanë mbajtur të zënë atë.

“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më është dashur t’iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve së kaluara për të cilën janë rënë dakord shumë vite më parë dhe unë jam duke kërkuar për një zgjidhje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)