Eksperti kosovar i sigurisë: Tani mediet serbe po thonë se shërbimet ruse po duan luftë në Kosovë

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 09:36
Eksperti kosovar i sigurisë: Tani mediet serbe po thonë se shërbimet ruse po duan luftë në Kosovë

Eksperti kosovar i sigurisë, Agim Musliu, një postim në "Facebook" ka shkruar se në Serbi po zihet diçka, shkruan "Kosova Sot Online".

"Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon".

Musliu ka shkruar se deri vonë të njëjtit thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.

Postimi i plotë

Diçka po zihet në Serbi.

Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thojnë se "shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë".

Deri vonë thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.

Koment: Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.

Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.

Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi "pa u lagur" nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak... pikon me gjakun e krimit.

(Kosova Sot Online)