Albin Kurti në Forumin e Vjenës: Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit në rritje

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 10:48
Albin Kurti në Forumin e Vjenës: Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit në rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik të Vjenës ka folur për zhvillimin e Kosovës, ekonominë, energjinë, subvencionet, etj.

Kurti në këtë forum ka thënë se Kosova ka rritje në ekonomi.

Kryeministri tutje ka shtuar se Kosova është e para në rajon dhe e dyta në botë në aspektin e sundimit të ligjit, përcjell "Kosova Sot Online".

“Më parë duhet të bashkëpunojmë për atë çka kemi të përbashkët sesa për ndryshimet tona, për stabilitetin institucional, përmes vlerave demokratike dhe institucionale… Rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave. Qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë”, ka thënë Kurti në këtë forum.

“Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit, Kosova është ngritur 17 vende më lart, sipas Worldpress Index. Ta bëjë edhe më të prekshëm këtë koment, ekonomia jonë në rritje është 10.7 për qind që është më e madhja në rajon dhe më e madhja në Kosovë që nga pas lufta”, ka shtuar Kurti.

“Kemi bërë pako për ata që kursejnë energji që kursejnë 100 kilovat orë, nga viti i kaluar, ne japim subvencion 200 kilovat. kemi bërë subvencionim për pensionistët, studentët e ndërmarrësit, sektorin publik dhe atë privat. Kemi mbajtur premtimin që studentët të mos paguajnë për studimet e tyre”, ka thënë ai.

“Sa i përket energjisë së ripërtritshme, është të vazhdojmë me dekarbnonizimin,, kemi strategji shumë ambicioze. Nga viti tjetër do të vazhdojmë në projektet në ndërtime të energjisë së ripërtritshme. Do të bëhet zhvillim në kapacitetin e baterive si dhe zhvillimin e forcës së punës”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)