Xhevdet Pozhari për deklaratat e Josep Borellit: Kur nuk e ngon nonën, e ngon njerkën

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 13:25
Xhevdet  Pozhari për deklaratat e Josep Borellit: Kur nuk e ngon nonën, e ngon njerkën

Analisti nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka shkruar një reagim në "Facebook", rreth deklaratave e krye diplomatit të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i cili ka treguar se kanë një propozim për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës.

Pozhari ka shkruar se kur BE-ja ta do ta marr përsipër këtë çështje nuk do të ketë zgjidhje të mirë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka shkruar tutje, duke përdorur edhe metaforën në fjali "Kur nuk e ngon "nonën", e ngon" "njerkën"!

Postimi i plotë

Borrell: Kemi bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri

Qato SHBA insistonte që të shtyhet vendimi për targa. Se kur e marrin në dorë evropianët, veç zgjidhje të mirë nuk ka. Sa ka pas për liberalizim të vizave deri tash!

Kur nuk e ngon "nonën", e ngon "njerkën"!

(Kosova Sot Online)