Ministria e Mbrojtjes thotë se FSK nuk nderoi serbët e vrarë më 1912, “Nuk është e vërtetë”

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 15:11
Ministria e Mbrojtjes thotë se FSK nuk nderoi serbët e vrarë më 1912, “Nuk është e vërtetë”

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar pas lajmit se Garda Ceremoniale e FSK ka bërë nderime për serbët e vrarë në vitin 1912. Ata kanë thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas MB-së Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

"Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman."

"Pozicionimi fizik i gardistëve tanë është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, dhe në asnjë formë nuk nderohen të rënët serb."

(Kosova Sot Online)