Jashari: Ja pse FSK nuk nderoi të vrarët serbë

  • A.P /
  • 14 November 2022 - 22:08
Jashari: Ja pse FSK nuk nderoi të vrarët serbë

Kishin pasur ftesë nga ambasada gjermane dhe ajo franceze që garda e FKS-së të nderojë të rënët e Luftës së Parë Botërore, ka theksuar Komandanti  i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra”, ka thënë ai.


“Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë liderë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor kur ambasada e Gjermanisë dhe e Francë organizuan ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

(Kosova Sot Online)