Imami kosovar: Atdhetarzëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 10:11
Imami kosovar: Atdhetarzëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore

Imami kosovar, Bekim Jashari, ka shkruar një shkrim se si e sheh ai atdhetarizmin.

Jashari ka shkruar atdhetarizimi ka të bëjë dhe bojkotimin e produkteve serbe, mos ofendimi në rrjete sociale, arsimimi etj, duke thënë "Besimtari në Zotin është doemos atdhetarë i mirë dhe i dobishëm për vendin", shkruan "Kosova Sot Online".

Shkrimi:

Kështu e shoh Atdhetarizmin!
Atdhetarzëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore dhe ngritja e cilësisë së tyre.
Atdhetarizëm është mos ofendimi që po i bëjmë njëri tjetrit në rrjetet sociale. 
Atdhetarizëm është t’i thuhet ndal ideologjive të huaja ekstremiste që në emër të fesë duan tjetërsimin tonë kombëtarë.
Atdhetarizëm është ngritja e arsimit dhe inkurajimi që nga familja për edukatë, moral dhe etikë.
Atdhetarizëm është të heqësh  dorë nga “aktet patriotike” në rrjetet sociale e ato t’i shndërrojmë në vepra, art, kulturë dhe mirëqenie.
Atdhetarizëm është t’i dëgjojmë të diturit e jo të shtypim të drejtën e tyre për të folur lirshëm.
Atdhetarizëm është të duash familjen, të afërmit dhe ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe të gjakut.
Atdhetarizëm është të mëshirojmë të vegjlit e të nderojmë e kujdesemi për të moshuarit.
Mbi të gjitha, besimtari në Zotin është doemos atdhetarë i mirë dhe i dobishëm për vendin.

(Kosova Sot Online)