“Njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte material për konflikt të ri, serbët kurrë s’do ta pranonin"

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 10:40
“Njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte material për konflikt të ri, serbët kurrë s’do ta pranonin

Kryeredaktori i së përditshmes opozitare serbe “Nova.rs”, Ranko Pivljanin, në një intervistë dhënë për N1, ka japur mendimin e tij për propozimin e fundit franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell " Kosova Sot Online".

Pivljanin tha se Vuçiq “nuk ka guxim ta grisë dhe ta hedh atë letër”.

“Amerikanët po kërkojnë diçka më shumë këtu. Mendoj se deri në njëfarë mase ata edhe kanë lejuar diçka të tillë të ndodh, dhe që mëpastaj të thonë se kjo këtu merr fund. Dihet se në Kosovë ekizston KFOR’i e NATO dhe ato e kontrollojnë. Është vetëm çështje e të detyruarit njërën palë. Vuçiç këtë e di më së miri, por ne s’e kemi asnjë ide se çfarë po negociohet dhe çfarë po ndodh”, ka thënë Pivljanin.

“Njohja [e Kosovës] nga Serbia do të ishte material për konflikt të ri. Serbët kurrë s’do ta pranonin. Vuçiç s’duhet të thërrasë referendum, sepse po e shohim këtë irracionalist siç e kemi edhe dashurinë ndaj Rusisë. Ne po kërkojmë mënyra për ta njohur pa e njohur”, ka thënë mes tjerash ai.

(Kosova Sot Online)