Nenad Rashiq: Nuk ka kushte për t'u mbajtur zgjedhjet në veri

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 12:17
Nenad Rashiq: Nuk ka kushte për t'u mbajtur zgjedhjet në veri

Nenad Rashiq,  nga Partia Demokratike Progresive, është deklaruar rreth mbajtjeve të zgjedhjeve në veri. Ai ka thënë se nuk ka kushte për t'u mbajtur zgjedhjet, përcjell "Kosova Sot Online".

Rashiq theksoi se ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, se duhet të ketë një vendim politik për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Nuk ka kushte për t'u mbajtur zgjedhjet, për më tepër mund të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidenteve dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës. Prandaj, edhe dje në takim me Presidenten Osmani, edhe sot po e ritheksoj se duhet të ketë një vendim politik që do t’i shtynte zgjedhjet deri në një periudhë dhe me anë të atij vendimi të zgjidhet kjo situatë”, ka thënë Rashiq .

(Kosova Sot Online)