Vuçiq në darkën ambasadorëve të vendeve arabe flet edhe për ngjarjet në Kosovë

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 12:55
Vuçiq në  darkën ambasadorëve të vendeve arabe flet edhe  për ngjarjet në Kosovë

Presidenti serb Aleksander Vuçiq  ka shtruar mbrëmë në një darkë formale  për ambasadorët e disa vendeve arabe dhe afrikane, ku u ka treguar atyre për versionin e tij të situatës në Kosovë.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij në Instagram, ku tha se ambasadorëve u ka folur edhe për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Një bisedë e jashtëzakonshme me ambasadorët, të cilëve ua paraqita situatën në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu konsideruam aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë traditën e marrëdhënieve të mira me vendet afrikane dhe aziatike.

Vendet afrikane kanë qenë posaçërisht target i Serbisë për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, teksa thuhet se Serbia ka arritur të bindë disa prej këtyre vendeve për të tërhequr njohjen e Kosovës, ndonëse nuk janë dhënë ende emrat e këtyre shteteve të pretenduara.

(Kosova Sot Online )