Jahja Kokaj bën krahasime mes vdekjes së gjithësisë dhe universiteteve shqiptare

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 14:18
Jahja Kokaj bën krahasime mes vdekjes së gjithësisë dhe universiteteve shqiptare

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka bërë krahasime të çuditshme dhe interesante lidhur me gjithësinë dhe universitetet shqiptare.

Kokaj ka thënë se po ka eksplodim të universiteteve, sikurse në Kosovë, por sç është shprehur ai gjendja në Shqipëri është edhe më keq, përcjell "Kosova Sot Online".

“Shoh eksplodim të universiteteve, a e dini si definohet vdekja e gjithësisë, kështu ka nisur edhe te ne. Edhe më keq është në Shqipëri. Të unifikohen tekstet mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm abetaret”, tha ai.

“Para 50 viteve kam marr bursë për studime në Zagreb, pastaj një bursë tjetër që po ashtu ka qenë amerikane, pastaj edhe një bursë tjetër si Fullbright. Para gjysmë shekulli ka qenë fuqi e madhe investive e rezultat i madh shkencor. Duhet të ketë më shumë mundësi tani për kuadrot që kanë potencial” – tha Kokaj.

“Është tradhti kombëtare nëse dikush nuk e pranon këtë unifikim të teksteve” , u shpreh deputeti Kokaj.

(Kosova Sot Online)