BE është në gatshmëri për një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 14:50
BE është në gatshmëri për një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se i mirëpresin në takim në Bruksel, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për të gjetur një zgjidhje ndërmjet këtyre dy shteteve, përcjell "Kosova Sot Online".

Stano ka potencuar se e situata që është krijuar në Kosovë është kriza më e keqe që nga viti 2013.

“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. “Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”.

(Kosova Sot Online)