Tre shqiptarë të arrestuar për përdh*unim në grup në motelin e Milanos

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 16:57
Tre shqiptarë  të arrestuar për përdh*unim në grup në motelin e Milanos

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë përdhunuar në grup një punëtore seksi 23-vjeçare nga Haiti në një motel në Milano mëngjesin e hershëm të 3 majit të kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të tre, 21, 23 dhe 29 vjeç, u arrestuan të shtunën për dhunë seksuale të rënduar ndaj gruas së re, e cila thuhet se kishte pranuar të bënte seks me pagesë me njërën prej tyre pasi e kishte takuar atë në një festë në një klub nate milanez.

Policia tha se ata e kafshuan, e goditën me shqelma dhe e mbytën viktimën e tyre "deri në atë pikë sa i ndërprenë furnizimin me oksigjen", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”dhe më pas e përdhunuan atë në mënyrë të përsëritur.


Dyshohet se dhuna është kryer nga i riu që kishte takuar gruan, vëllain dhe kushëririn e tij.

Viktima thuhet se iu lut të treve që të ndalonin dhunën, por ata thjesht i thanë asaj që të heshtte, tha policia.

(Kosova Sot Online)