Bislimi zbulon detaje nga diskutimi me Lajçakun

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 19:39
Bislimi zbulon detaje nga diskutimi me Lajçakun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sot në takimin Bislimi -Lajçak është diskutuar mbi rrugën përpara në procesin e dialogut, por edhe për çështjen e targave, një temë aktuale që ka tensionuar situatën ndërmjet Kosovës mes Serbisë.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”, thuhet në njoftim.

Bislimi ka thënë Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Gjithashtu, në në fund të njoftimit bëhet e ditur se janë diskutuar edhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të targave.


“Zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Palët diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)