Holanda e konfirmon mbështejen për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 20:14
Holanda e konfirmon mbështejen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zyrtarisht mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka konfirmuar Holanda  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, e cila ka deklaruar se tani shteti holandez mund të pajtohet me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

"Tani Holanda mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit për Kosovën tregojnë një trend pozitiv. Ne kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve si dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigjen e Koning.

(Kosova Sot Online)