Hoti: Më Kryeministrin Albin Kurtin kush s’bën më marrëveshje

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 21:20
Hoti: Më Kryeministrin Albin Kurtin kush s’bën më marrëveshje

Më askush nuk bën marrëveshje me Albin Kurtin, ka deklaruar deputeti  Avdullah Hoti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Më këtë kryeministër nuk ka më marrëveshje, kush s’bën më marrëveshje me këtë njeri. Duhet me u ndrru qeverisje në vend. Nuk ka logjikë më të vazhdojë më tutje, ky e ka humb besimin e parterëve tanë“.

Sipas tij, derisa zyrtarët amerikanë dërgojnë porosi se nuk duhet ministrat e zyrtarët kosovarë të udhëtojnë për në ShBA për shkak të gjendjes serioze në Kosovë, Kurti thotë merr pjesë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt.

"Amerikanët iu qojnë porosi ministrave, zyrtarëve të qeverisë se nuk mund të udhëtojnë në SHBA sepse gjendja është serioze, duhet të qëndroni këtu, e ky sillet poshtë e lartë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt, që edhe deputetët me i dërgu sepse kanë detyra ndoshta edhe me të rëndësishme“, ka theksuar Hoti.


(Kosova Sot Online)