Gervalla: Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 21:43
Gervalla: Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni

Pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona, ka reaguar Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gervalla i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.

“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)