Kurti: Ngushëllimet e mia Republikës së Polonisë pas vrasjes së dy civilëve

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 22:51
Kurti: Ngushëllimet e mia Republikës së Polonisë pas vrasjes së dy civilëve

Pas sulmit me raketa në Poloni, ku humbën jetën dy qytetarë, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka theksuar se i bashkohet botës demokratike për t’i dënuar krimet ruse dhe për të kërkuar hetime të plota lidhur me sulmin.

“Ngushëllimet e mia Republikës së Polonisë pas vrasjes së dy civilëve afër kufirit polako-ukrainas mes një sulmi me raketa të Rusisë në territorin e Ukrainë. I bashkohem botës demokratike për të dënuar krimet ruse të luftës dhe thirrjes për një hetim të plotë mbi sulmin”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)