Trajkoviq: Gjendja në veri të Kosovës është mjaftë komplekse

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 08:02
Trajkoviq: Gjendja në veri të Kosovës është mjaftë komplekse

Politikania serbe, Rada Trajkovic në një intervistë ka thënë se është e bindur se nuk do të mbahen zgjedhjet me 18 dhjetor, në katër komunat  në veri të Kosovës.

Trajkovic ka shtuar se gjendja në veri është tejët komplekse, përcjell "Kosova Sot Online".

“Janë caktuar si policë në Serbinë qendrore kështu që kjo për ta paraqet problem. Kjo thirrje është për largim nga shtëpitë e ndarje nga familja. Gjendja në veri të Kosovës është mjaftë komplekse”, tha Trajkovic.

“Natyrisht që serbet në veri do të sillen ashtu siç i marrin udhëzimet pikërisht nga ai dhe kjo do të thotë që nuk mund të shprehin dëshirën e tyre se çfarë do të dëshironin ata, dhe si do të dëshironin ata të zhvillohej situata në katër komuna në veri”, tha tutje ajo.

(Kosova Sot Online)