Biserko: Serbët do të kthehen në institucione, Vuçiq ka muaj që ka nxitur tensione

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 08:17
Biserko: Serbët do të kthehen në institucione, Vuçiq ka muaj që ka nxitur tensione

kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Biserko ka theksuar se Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiq, ka që disa muaj që ka ngritur tensione dhe duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Vuçiq, siç e dini, ka muaj që ka nxitur tensione dhe ka akuzuar sistematikisht Kurtin. Nga ana tjetër, Kurti nuk dëshiron ndarje. Vuçiq ka këshilltarë në Prishtinë edhe në Tiranë”, shpjegon Biserko për mediet serbe.

“Përveç kësaj, Vuçiq vazhdimisht propagandon ngjarje [të paqena] nëpër media dhe personalisht mendon se Gjermania dhe Britania e Madhe janë prapa gjithçkaje që bën Kurti”, thotë ajo. “Mendoj se serbët do të kthehen në institucione. Dhe komuniteti ndërkombëtar këmbëngul për këtë. Kur të bjerë ‘Bota Ruse’, do të bjerë edhe ‘Bota Serbe’, siç e ëndërron Beogradi”, përfundon ajo.

(Kosova Sot Online)