Presidenti polak: Nuk kemi prova për momentin se kush e ka lëshuar raketën

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 08:26
Presidenti polak: Nuk kemi prova për momentin se kush e ka lëshuar raketën

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka njoftuar se ata ende nuk kanë ndonjë provë momentale se kush e ka lëshuar raketën që shkaktoi një shpërthim në Przewodow, një fshat pranë kufirit ukrainas, transmeton "Kosova Sot Online".

Dy persona u vranë në shpërthimin në Przewodow, rreth 6 km nga kufiri me Ukrainën

“Ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare për momentin se kush e ka lëshuar këtë raketë… ka shumë të ngjarë të jetë një raketë e prodhuar nga Rusia, por e gjithë kjo është ende nën hetim në këtë moment,” u tha gazetarëve Andrzej Duda.

(Kosova Sot Online)