"Buxheti për FSK-në për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro"

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 08:58

Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka treguar se buxheti për FSK-në për vitin e ardhshëm pritet të jetë 123 milionë euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Kastrati, ka thënë se këto para, nuk mjaftojnë për blerje të armatimit. Ai tutje ka thënë se armët që ka për momentin FSK-ja, janë të vjetruara.

“Mendoj që këto para, nuk janë të mjaftueshme. E tash, Qeveria duhet të mendojë edhe për forcat ajrore siç janë helikopterët. Duhet të mendojë edhe për pajisjet e tjera individuale dhe kolektive që janë shumë të kushtueshme. Edhe ato armë që ka tani FSK-ja, janë të vjetruara. Mendoj që Qeveria do të duhej t`i ndajë mbi 200 milionë euro ose të rrisë 1.7 për qind të bruto produktit vendor”, tha ai

(Kosova Sot Online)