Shefi i EULEX për gjendjen në veri: Është shumë e brishtë, njerëzit vendas janë të frikësuar

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 10:41
Shefi i EULEX për gjendjen në veri: Është shumë e brishtë, njerëzit vendas janë të frikësuar

Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai ka treguar se si është gjendja e qytetarëve vendas atje. Wigemark ka thënë se siguria është e brishtë dhe se njerëzit atje janë të frikësuar.

“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë kreu i EULEX-it në një postim në Twitter.

(Kosova Sot Online)