Ushtari i FSK-së jep dorëheqje: Rroga tepër e vogël, ka shume parregullsi e padrejtësi

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 13:13
Ushtari  i FSK-së jep dorëheqje: Rroga tepër e vogël, ka shume parregullsi e padrejtësi

Ushtari Kumanovë Shala, ka japur dorëheqje nga FSK-ja, shkruan "Kosova Sot Online".

Arsyeja e dorëheqjes sipas tij është për shkak të parregullsive dhe pagës së vogël në FSK dhe mos përkrahja nga shteti.

“Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.

“Sot me daten 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, ka thënë Shala.

(Kosova Sot Online)