Publikohet edhe një këngë e shkruar nga Rexhep Selimi, “Bjen orteku”

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 15:05
Publikohet edhe një këngë e shkruar nga Rexhep Selimi, “Bjen orteku”

Është publikuar kënga “Bjen orteku”, tekstin e të cilit e ka shkruar ish luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi pesë vite më parë, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo këngë i dedikohet formacionit të UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, që kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe më 14 dhjetor 1998 tek vendi i quajtur “Likenet e Hasit-Gorozhup ku kishin rënë 42 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqi.

Kjo këngë është kënduar nga Ali Gashi, bashkëluftëtar i Mujë Krasniqit.

(Kosova Sot Online)