Erdogan: Fajësimi i Rusisë për sulmin raketor nga Polonia do të përshkallëzojë tensionet

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 16:10
Erdogan: Fajësimi i Rusisë për sulmin raketor nga Polonia do të përshkallëzojë tensionet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur nevojën për të respektuar deklaratën e Rusisë mbi raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe tha se vënia e gishtave nga Rusia do të përshkallëzonte më tej tensionet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur në një konferencë për shtyp në margjinat e Samitit të Balit të G20 në Indonezi të mërkurën, tha: "Më duhet të respektoj deklaratën e Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Në këtë drejtim, është e rëndësishme për ne (të përmendim) që Rusia thotë: "Kjo nuk ka asgjë për të bëj me ne'".

Ai tha se vënia e gishtave drejt Rusisë pasi zbuloi se raketa nuk është e prodhuar nga Rusia do të përshkallëzojë më tej tensionet.

“Nisja e një hetimi [për incidentin] është thelbësore”, shtoi ai.

Vërejtjet e Erdoganit erdhën pas raportimeve për një sulm të dyshuar raketor në Poloni që vrau dy persona.

(Kosova Sot Online)